Media në Greqi kritikon portierin e Shqipërisë: Thomas Strakosha nuk e ka justifikuar kurrë pagën te AEK

18 Prill 2025, 18:49Sport TEMA
Media në Greqi kritikon portierin e Shqipërisë: Thomas Strakosha

Thomas Strakosha u transferua me bujë të madhe te AEK. Nuk ndodh shpesh që një lojtar nga Premier League të shkojë në Greqi, ndërsa e kundërta, është më logjike. Por në pritshmëri të mëdha, edhe presioni rritet.

Disa gabime radhazi kanë bërë që Strakosha të ulet në stol dhe në vendin e tij të jetë Brignoli. Ndërkohë media në Greqi, “Koubanezos” ka kritikuar jo pak shqiptarin në një shkrim të fundit. “ Thomas Strakosha nuk e ka justifikuar asnjëherë pagën. Paraqitjet e tij me AEK-un nuk janë të përafërta me ato të një portieri që fiton 1.5 milionë euro dhe së fundmi portieri shqiptar është në stol.

Edhe pse Matias Almeida e mbështeti më shumë se çdo futbollist tjetër të tij. Pas humbjes nga Olympiacos në Kupën e Greqisë, Strakosa nuk i veshi sërish dorezat e titullarit, ndonëse në atë ndeshje po luante me një virus që e kishte pllakosur prej disa ditësh, duke humbur shumë seanca stërvitore”, shkruan media greke. 

2 Komente

  1. H
    Hic

    Portieri me i dobet i ekipit kombetar.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Roberto

      Duhet te jete me i vemendshem ne loje sepse ne shume raste ka ngrene gola qe mund ti evitonte por edhe ka shpetuar porten nga gola te sigurt. Eshte pordhac me sa kam vene re une. Ndoshta po kalon nje moment te veshtire.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje