
Jemi në periudhë pushimi, por merkato në Kategorinë Supriore vazhdon të jetë aktive.
Në orët e fundit kanë lëvizur shum gjëra.
Tirana ka prezantuar Liridon Latifin, Pas blerjes së Kaina Nunes dhe me Kristal Abazajn e Florent Hasanin në organikë, Latifi do të formojë një tridhëmbësh të frikshëm.
Egnatia bën goditje me Albano Aleksin, prej javësh ishte përfolur [për një transferim të mesfushorit në Rrogozhinë dhe duket se 30-vjecari u bind nga projekti duke shtrenguar duart me presidentin Demrozi.
Ndërkohë Grezda te Partizani është vetëm cështje orësh.
E meqë jemi te kampionët e Shqipërisë, të kuqtë kërkojnë mesfushorin Mateo Kocijan. 28-vjecari aktivizohet me Slaven Belupo dhe sipas portalit kroat klikaj, Partizani është interesuar për shërbimet e tij me trajnerin Zoran Zekic që e njeh mirë.
Menich dhe Engjëll Hoti janë largimet e fundit, me drejtuesit që kërkojnë ti zëvendësojnë me emra sa më të denjë.
Ndërkohë tek Kukësi, Laçi e Vllaznia vijon eksodi i largimeve. Redian Dragoshi ishte i fundit që u largua nga klubi verilindor, pas vëllezërve Taipi, si dhe Ilieskit e Ovusu-s.
Ndërkohë në klubin shkodran janë 11 lojtarë të larguar, me Migen Memellin që do të ketë tërsisht një skuadër të re.
Teuta i ka besuar projektin Diego Longo-s dhe pritet që kjo javë të jetë e zjarrtë në merkato për klubin durrsak.
Lini një Përgjigje