Mesfushori Katai: Shqipëria skuadër e ngjashme me Serbinë, kemi presion të lartë

3 Qershor 2025, 15:01Sport TEMA
Mesfushori Katai: Shqipëria skuadër e ngjashme me Serbinë, kemi

Kishte planifikuar pushimet me familjen, por ftesa në kombëtare prishi rutinën e Aleksander Katai. 34-vjeçari është në mesin e futbollistëve të rikthyer te Serbia, me mesfushorin që ka vlerësuar kombëtaren shqiptare.

“Shqipëria është një kombëtare e ngjashme me Serbinë për sa i përket përbërjes, në kuptimin që ata kanë shumë ndërkombëtarë, lojtarë që luajnë në klube të ndryshme evropiane. Ata kanë më shumë lojtarë në Serie A, por ka edhe nga ata që luajnë në Premier League. kanë një lojtar që luajti në finalen e Ligës së Kampionëve, Asllanin, e gjithë kjo flet për cilësinë e tyre. Ata kanë cilësi, por edhe ne kemi. Na pret një ndeshje e vështirë, shpresoj të dalim fitimtarë”,tha Aleksander Katai, futbollistë i Serbisë.


Në syrin e mesfushorit, presioni është i lartë në krahasim me atë që mbizotëron te Cërvena Zvezda.

“Jam në ekipin kombëtar tani, kështu që le të mos flasim shumë për Cërvenën. Kemi shumë presion në klub, por ndoshta është edhe më i madh këtu, sepse po flasim për pritjet e të gjithë kombit që të marrim një rezultat të mire.  Kemi shumë punë përpara në grup. Anglia është favorite, por ato janë ndeshjet më të bukura, kur ke një kundërshtar të mirë dhe kur duhet të japësh 110 përqind për të dalë fitues”, tha Aleksander Katai.


Pikë e fortë për Katai është goditja nga distanca, me 34-vjeçarin që shpreson të zgjidh sfidën me kuqezinjtë.

“Nuk do të zbuloj shumë nga mënyra se si do godas, që portieri të mos e pres. Nuk ka presion për mua, shpresoj të shënoj në minutën e 90-të dhe t’i jap fitoren skuadrës”, tha Katai.

2 Komente

  1. X
    Xha

    Gjithë kjo propagandë përpara ndeshjes, Serbia fiton 2:0

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luani

      Qenke me Salen ti qe dashke qe te fitoi Serbia. Lesh dk fitoi do mar ate te noc rrokut.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje