Milan rikthehet te suksesi në kampionat, kuqezinjtë i shpëton Olivier Giroud

5 Nëntor 2022, 22:46Sport TEMA

Milan rikthehet te suksesi në kampionat, kuqezinjtë i shpëton

Milan ka reaguar pas asaj humbje ndaj Torinos, duke u rikthyer sonte te fitorja. Një sukses mjaft i vuajtur në shtëpi 2-1 ndaj Spezias, ndaj një rivali që historikisht ka qenë problematik për ta.

Vendasit do finalizonin në mënyrë fantastike një aksion në minutën e 20-të. Super Bennacer dërgoi një kros me telekomandë për Theon, i cili pas e kontrolli topin, ia doli të realizojë.

Në fillimin e pjesës së dytë, mysafirët e Spezias do barazonin shifrat me Daniel Maldinin. Goditja fantastike e Maldinit nuk pati fund tjetër, përveç rrjetës.

Kampionët e Italisë kalojnë për herë të dytë në këtë ndeshje në avantazh me Tonalin, por goli anulohet për shkak të një fauli. Minutat e mbetura ishin mjaft emocionuese, me të besuarit e Piolit që ngulmuan fort për fitoren dhe e gjetën atë falë golit të Giroud.

Lini një Përgjigje