Milani i vendos dy kushte Piolit për të qëndruar në pankinë për sezonin e ardhshëm

28 Shkurt 2024, 16:00Sport TEMA
Milani i vendos dy kushte Piolit për të qëndruar në

Milan fitoi titullin në Serie A, por pas dy vitesh kuqezinjtë nuk janë më në garë për titullin. Eliminimi nga Champions League që në fazën e grupeve dhe dalja nga gara për titull në Serie A shumë shpejt, ka bërë që stoli i Piolit të vihet në dyshim të fortë.

Tashmë duhet një mrekulli që Pioli të konfirmohet në krye të “djallit” edhe sezonin e ardhshëm.

Mediat italiane janë të qarta në këtë pikë, ka vetëm dy opsione që Pioli të konfirmohet, dy objektiva për të arritur. E para dhe më kryesorja, të fitojë një trofe, i vetmi i mbetur në valle është Europa League.

Milanit i mungon një trofe evropian që në 2007, nëse Pioli arrin të sjell në Milano trofeun e Europa League mund të rris kuotat e tij për t’u konfirmuar.

Në të njëjtën kohë, Milan duhet të mbyll sezonin në Serie A në vendin e dytë dhe të mos ketë një diferencë të madhe me Interit.

Vetëm nëse Pioli arrin këto dy objektiva, jo të lehta, atëherë drejtuesit e klubit do të shqyrtojnë opsionin për ta mbajtur në krye të ekipin edhe për sezonin e ri.

Lini një Përgjigje