“M..t i zi”, fraza që ndezi “ferrin” dhe prapaskenat e sherrit Sane-Mane

14 Prill 2023, 16:03Sport TEMA

“M..t i zi”, fraza që ndezi “ferrin” dhe

Grushti në fytyrën e Leroy Sane nga ana e Sadio Mane, më pas përjashtimi i lojtarit nga transferta e Hoffenheim dhe një gjobë e majme në adresë të senegalezit, janë ngjarjet më të bujshme të orëve të fundit në futbollin gjerman por mediat në të gjithë botën janë vënë në lëvizje për të zbuluar shkaqet e incidentit dhe arsyet e konfliktit mes dy sulmuesve.

Sipas katalanes “Mundo Deportivo”, Sane e ka ofenduar me frazën fyese “m..t i zi” kolegun që më pas reagoi duke e gjakosur në fytyrë. Kushëriri i sulmuesit afrikan, Mahmoud Gueye, gazetar në Francë zbulon frazën me karakter racist ndaj Mane, i cili nuk arriti t’i kontrollonte nervat edhe për shkak të përplasjeve që të dy kishin pasur në fushën e lojës në minutën e 82 të transfertës së Manchester.

Nuk ishte një por disa grushte të adresuar ndaj 27-vjeçarit gjerman i cili mbuloi fytyrën gjatë mbërritjes ditën e djeshme në qëndrën stëvitore. 

Ndërkohë, këto orë janë vendimtare për të ardhmen e Mane pasi drejtuesit janë takuar sërish për të diskutuar një përjashtim përfundimtar të Mane, i cili mesa duket, duhet të kërkojë një skuadër të re vetëm 8 muaj pas prezantimit të Bayern Munchen.

2 Komente

  1. Y
    Yyyyyypppppp Xhixhi

    Ehe, Kaka i thote Mutit, ik tutje se qenke shume i zi. Muti qellon Kaken dhe plasi muti sheshit. VK, muhabet muti.

    Përgjigjjuni
    1. a
      arben

      Mane eshte me i zi brenda se jashte. Tragjedi e vertete shoqerore kur talenti vete dhe posedohet nga qenie monstrash.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje