“Ndaj Letonisë ndeshje kyçe”, Silvinjo i irrituar me kritikat: Shqipëria nuk është Spanja, do ketë ndryshime në formacion

8 Shtator 2025, 17:01Sport TEMA
“Ndaj Letonisë ndeshje kyçe”, Silvinjo i irrituar me

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Letoninë.

Tekniku kuqezi e cilësoi si ndeshje kyçe, ndërsa theksoi se është një kundërshtar i fortë përballë.

Sipas tij, Shqipëria nuk ëshët Spanja që të fitojë ndeshjet me rezultat të thellë, ndërsa shtoi se do të ketë ndryshime në formacion.

“Sigurisht që do të jetë një ndeshje kyçe. Po flasim për gjëra të ndryshme. Ndeshjet për të shkuar në Botëror janë të vështira. Dy ditë më parë pamë ndeshjen Letoni-Serbi. Ishin minuta të forta. Në futbollin modern, rezultate 6-0 ndodhin rrallë. I ndodhin ekipeve si Spanja. Më vjen keq ta them, por nuk jemi në atë nivel.

Letonia është një ekip fizik. Luftojnë gjithmonë për topin e tyre. Janë të mirë në goditjet standarde. Sa i përket ndeshjes me Gjibraltarin, ishte atmosferë ndryshe. Puna me kombëtare është ndryshe nga ajo në klub. Ishte hera e parë që Berisha luajti. Doja t’i shihja lojtarët e rinj. Tu kërkosh atyre 6-0 është e vështirë. Prisja më shumë, por po përgatitemi mirë.

Ende nuk kam vendosur për titullarët, por do të ketë ndryshime. Formacionin do e vendos nesër”, deklaroi Silvinjo.

5 Komente

  1. X
    Xha

    0:1 për Letoninë

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jeniceri

      Ndaj Letonis fitojme .Broja merr penallti .

      Përgjigjjuni
      1. D
        DR

        Kujt i bon finte ky? Ne po themi qe ky jo qe nuk eshte Guardiola po pse eshte kaq larg..kurse ky kthen pllaken

        Përgjigjjuni
        1. k
          kxp

          Duçja i FSHF-se nuk duhet ti kishte rinovuar kontraten ketij debili pas deshtimit total ne ligen e kombeve.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kupa pa kapak

            O ‘Silva’,,u kualifikove ne europian,falë portierit Berisha,ndaj te cilit ishe mosmirnjohes ne europian se vure kalamonin Strakosha (si djalin e mikut të shokut Duka) U kualifikove gjithashtu dhe nga merita e lojtareve te cilet kishin vetem twlentin dhe bene gola spektakolar dhe luajten mire gjate kualifikimeve,por qe prap ti nuk i more ne europian,si Çikalleshi ,Bare e Uzuni,apo Ismaili. Se u kualifikove ne europian prej shpirtit te lojtareve qe luajne jashte dhe jo per neeiten tende ,te cilen ‘e perversove’,se nuk e kuptojne atmosferen e ndyre qe fshf krijon per ta derisa ti kthej ne mentalitetin e saj tallava,se u kualifikove edhe pse pate fatin me vehte,kur kundershtaret me rastet e shumta nuk arrinin te kalonin Berishen,kur ne me ndonje rast duke shfrytezyar cilesite individuale te lojtareve si Bajrami e Asani e Çikalleshi e ndonje tjeter,arritëm të jemi te kualifikuar. Deri këtu ,po themi se ishte ok dhe e mirpritem te gjithe, me shpresen se ne europian do te merrnim dhe ndonje talent tjeter dhe po i mbushnim menjen vehtes ,se tani kemi dhe stol,se nuk jemi si me pare,por kemi dy skuadra te njejta ne ekip.U frym shume ,më shumë se ç’duhej e meritonim dhe ne europian shkuam sikur do ishim kampion euorope,paçka se kur erdhi ora per te dalur ne fushë,ishim ku thret qiameti,pêrveç asaj me Kroacinë,që pati një shpirt gare,por nejse ,u ngushelluam se edhe Polonia dhe Çekia,ishin me te dobtat e europianit,te cilet u kualifikuan.Ne fund ,lojtari më i keq ishte Strakosha që zëvendesoi portierin Berisha qe ishte më i miri. Fryma e keqe e futur tashme ne kombtare nga fshf me modelin e tij tallava,ka kontaminuar gjithe ambientin,si rezultat dhe kombtaren dhe ne ndeshjet e radhes qe kemi pare eshte luajtur gjithmone e me keq,ku trajneri as nuk duket ,gje qe tregon se ai ka ‘pervetsuar’ mire tallavane dhe i pelqen me shume byreku dhe hasudja se sa futbolli. E folura e tij ne konference shtypi,është përvetsim i ktij mentaliteti,që na mban larg futbollit modern dhe në kategorite me te ulta te saj,ku skuadra si Gjirbrartari do te jene niveli i te ardhmes se perfaqesueses sonë me te cilët do të matemi.Ta gzojmë kët trajnerin e modh kalamo te kombtares,që po na kthe me kom n’tokë,por mbi te gjitha ta gzojme perjetsisht ‘dukën’ e kombtares,qe ka meritë të kthej ne tallava jo vetem kampionatin shqiptar,por edhe shqiptaret e lindur e rritur nëpër botë,qe kanë mbajtur vitet e fundit peshen e kombtares,por që nuk arriten as ata t’i shpetojnë kontaminimit nga virusi ‘duka’ dhe sot dalin ne fushe ‘te droguar’ dhe hardisen të trullosur nga nji cep ne cepin tjeter te fushës,pa pare ku eshte topi dhe porta,por ne fund kuptojne se arbitri e ka mbyll ndeshjen dhe ata nga duartrokitjet e duarve te kundershtareve ,kuptojne se e kane humbur ndeshjen. Kete lajm e degjojne te sigurte me vone nga televizori , se ‘ata kane luajtur shume bukur’ edhe pse nuk e fitun ndeshjen. E degjojne me ne fund dhe nga trajneri,i cili duke mos iu dridhur qerpiku,por vetem duart dhe zëri,se skuadra lujti shume mire,por ajo nuk është Brazili. Dhe lojtarët ‘të lumtur se kanë triumfuar’ edhe duke humbur,hypin ne autobuzin e ‘turistit’ me duart shqiponjë dhe me kengen ‘o sa mir me ken shqiptar oe oe’ ,të dhjerë ,por ‘krenarë’…

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje