Myrto Uzuni u transferua në fillimin e këtij viti nga futbolli spanjoll në atë amerikan, duke firmosur me Ostin në MLS. Klubi pagoi klauzolën e tij prej 12,3 milionë dollarësh, duke e kthyer atë në blerjen rekord në historinë e tij. Një transferim në një kampionat të panjohur për Uzunin, ndërkohë që ishte një idhull i padiskutueshëm në radhët e Granadas në Spanjë.
“Te Granada unë fitova gjithçka. Lojtari më i mirë, numri 10, kapiten, golashënuesi më i mirë, unë fitova gjithçka. Emri im është aty. Unë theva rekorde me një klub 100-vjeçar, theva rekorde. Unë erdha këtu të vendos emrin tim në Ostin, më kuptoni?
Vendimi? Fola me familjen time. Isha me familjen pasi po festonim Vitin e Ri. Babai më tha “Shko, shko. Duhet të vendosësh emrin. Ti e ke vendosur emrin këtu, ke fituar gjithçka. Duhet të shkosh atje, të vendosësh emrin tënd. Gjëja më e rëndësishme është ajo çfarë do të lësh pas kur ta mbyllësh me futbollin””, shpjegoi Uzuni në një intervistë për faqen zyrtare të internetit të MLS.
Më pas, ai u ndal në rrugëtimin e tij të vështirë në jetë, me futbollin që ishte zgjidhja e vetme për të dhe familjen e tij.
“Unë nuk kam pasur kurrë një fëmijëri të mirë. Zgjidhja e vetme ishte futbolli. Historia ime nuk është aq e thjeshtë. Pasi ne nuk kishim asgjë. Ne ishim në zero. Dhe kur shkuam në Greqi ishim minus zero, pasi duhet të paguaje qiranë dhe kjo është e gjitha. Ndaj e vetmja zgjidhje në shtëpi isha unë.
Gjithçka për familjen? Padyshim, pasi familja ime ishte me mua kur nuk kisha asgjë. Ndaj ata janë të vetmit njerëz që më kanë parë të rritem pa ushqim dhe unë vendos emrin tim në çdo shtet ku kam qenë. Në Kroaci, në Hungari, në Spanjë. Kjo është arsyeja pse unë dëshiroj të vendos emrin tim këtu, pasi gjëja më e rëndësishme është kur ta mbarosh me futbollin, ajo që lë pas. Më e rëndësishmja është emri që ke vendosur kudo. Unë nuk dua që fëmijët e motrës time të rriten si unë pa ushqime, asgjë. Ndaj çdo gjë është fantastike tani”, tha Uzuni.
Por ai mbart mbi vete edhe nëj mision shumë të rëndësishëm, përtej aspektit personal. “Arsyeja pse unë dua të vendos emrin tim këtu në MLS është që të gjithë ta njohin Shqipërinë për gjëra të mira. Ndaj unë kam përgjegjësi edhe ndaj vendit tim që të jem këtu.
Trysni për vlerën rekord? Sigurisht, ka gjithmonë trysni. Padyshim, tani kam trysni më të lartë. Por unë e di, kjo është puna ime. Unë kam shumë vite që e bëj këtë, shënoj gola. Duhet pak kohë që të përshtatesh me një kampionat, me një vizion, por unë nuk kam dyshime te vetja. Jam besimplotë, unë besoj te vetja. Ndaj edhe golat do të vijnë”, ishin fjalët e Uzunit.
????bravo Uzuni! Je me këmbë në tokë.
Shume bukur dhe reale kjo histori.Veçese e ke dhjere me fjaline e fundit se golat po nuk i shenove nuk vijne kurre o idhulli i Ronaldos qe as s kepucet e atij nuk je.Sa per respektin per jeten te heq kapelen.Ti je ng ata futbolliste qe ke 99 % pune dhe 1 % talent.Fati te k çuar ketu ku je,ndaj gjemoje dhe beji hyzmet sa te jete me ty.
Babai më tregonte dikur, se në vitet 60, një legjende e portës shqiptare: Sulejman Maliqati, i tha një kolegu, në një turne jashtë vendit teksa shtrihej në krevatin e rehatshëm, - duhet të vesh këmbët aty ku ke kokën se ato këmbë të sollën këtu. Prandaj nuk më bëjnë përshtypje "heroizmat" e këtij deliranti pa tru, ku deklaron se : "ne nuk kishim asgjë. Ne ishim në zero. Dhe kur shkuam në Greqi ishim minus zero, pasi duhet të paguaje qiranë dhe kjo është e gjitha. Ndaj e vetmja zgjidhje në shtëpi isha unë." Pra babai i tij paska mbajtur, ko.... me dorë në emigracion dhe ka pritur nga ky farë heroi të jetonte.