Në Greqi po shkruajnë të gjithë për Thomas Strakoshën: AEK ka probleme serioze me portierin shqiptar, a lihen në stol 2 milionë euro?

21 Prill 2025, 19:00Sport TEMA
Në Greqi po shkruajnë të gjithë për Thomas

Thomas Strakosha është kthyer në një temë diskutimi në mediat greke, veçanërisht kur vjen momenti për të analizuar AEK. Shumë media greke ngrenë pyetje dhe diskutime sesi mundet që AEK të vazhdojë në sezonin e ardhshëm duke lënë në stol një portier që fiton 2 milionë euro.

Portieri shqiptar ka bërë disa gabime gjatë këtij edicioni dhe vendin e tij e ka marrë Brignoli. Megjithatë nëse vazhdon që të qëndrojë si zëvendësues te AEK, atëherë skuadra greke do të ketë një shpenzim të madh dhe nuk e ka këtë luks, veçanërisht për një lojtar që ka ende katër vite kontrat.

Kontrata e Strakoshës është “jashtë normale” për standartet e futbollit të Greqisë dhe sidomos kur flitet për portierë. Shto këtu edhe faktin se tani po qëndron në stol, mediat në Greqi tregojnë se drejtuesit e AEK duhet t’i japin një zgjidhje edhe këtij problemi pasi është kryesori për t’u diskutuar sesi mund të zgjidhet. 

3 Komente

  1. R
    Ringjallja pellazge

    Nje sherbim per motrat serbe nga e leshta apo e "lashta" moter greke. Punon i ligu qe te sherbej te ligut. Keshta jan te ndertuara mardheniet e fqinjeve tane motrushka. Provokacja me tin alvania.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pollogu

      GRAQËRIT kanë hall se luani Strakosha këndon himnin SHQIPTAR me një ekzaltim të shquar kombëtar! Ja burimi i sikleteve shoveniste greqe.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Momqirsi grekofoneve

        Po e lene pa minutazh per te mos qene ne liste ndaj Serbise.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje