"Në Napoli rrezikoni vjedhje dhe sulme", paralajmërimi i Liverpool-it  shkakton stuhi në rrjetet sociale

6 Shtator 2022, 19:04Sport TEMA

"Në Napoli rrezikoni vjedhje dhe sulme", paralajmërimi i

“Rrezikoni vjedhje, grabitje apo sulme, mos dilni në qendër dhe me ngjyrat e ekipit”: Paralajmërimet e Liverpool-it drejtuar tifozëve të tyre përpara ndeshjes së së mërkurës mbrëma në Champions League kundër Napolit po krijojnë polemika në rrjetet sociale.

Në një nga profilet e tij në Twitter, klubi ka dërguar disa udhëzime të qarta për mbështetësit e tij, të cilët do të mbërrijnë me mijëra nga Anglia për të parë debutimin e ekipit të Klopp në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental.

“Informacion për tifozët e Liverpool-it për ndeshjen e së mërkurës: tifozët që mbërrijnë në Napoli një ditë më parë duhet të qëndrojnë në hotelet e tyre përkatëse për të pirë e për të ngrënë. Rekomandohet shumë të mos vishni ngjyrat e ekipit kur udhëtoni”, është një nga postimet e klubit anglez.

“Tifozët nuk duhet të mblidhen në vende publike dhe duhet të shmangin izolimin në zona larg zonës portuale të qytetit.

“Ne rekomandojmë fuqimisht shmangien e qendrës së qytetit, por nëse vendosni ta vizitoni atë, kini parasysh se mund të jeni në shënjestër të vjedhjes, grabitjes ose sulmit”.

2 Komente

  1. r
    reti11

    Fatkeqesisht e vëretë. Napoli eshte nje slum gjigand.

    Përgjigjjuni
    1. W
      WTF

      Liverpool ka fituar 5 here champions league, debutim thote gazetari!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje