Në qendër të merkatos, Jasir Asani lë Korenë për Arabinë?

3 Dhjetor 2024, 12:03Sport TEMA
Në qendër të merkatos, Jasir Asani lë Korenë për

Jasir Asani është në qendër edhe të kësaj merkato dimërore që po vjen. Shumë ekipe ishin pas tij në verë, por asnjë prej tyre nuk arriti akordin me klubin e Gëangju, aty ku shqiptari aktivizohet.

Megjithatë, në këtë periudhë që futbollisti është i dëmtuar, ai po e shfrytëzon për pushime. Asani ka publikuar një foto në “InstaStory” nga ndërtesa e famshme në Dubai, Buji Kalifa. Sulmuesi i Kombëtares ka lënë Korenë e Jugut, për të shijuar disa çaste në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kujtojmë që 29-vjeçari ishte prezent edhe mbrëmjen e djeshme në “Air Albania” në derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Madje, sulmuesi u takua edhe me presidentin e të kuqve, Gaz Demi.

2 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Marmida turkoshqipfolese Yasser e ka venin mes marmidave birazere m'arabie..... allah uakbar!

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juli

      Eeee edhe Ylli i botës turkoportugez po luan ke birazerët arabë. Ooooo IDIOT , INJORANT. Në greqi kur isha më pyetën - a ka diell në Shqipëri- Jo u përgjigja unë(kastile) Eeeee edhe zoti ju ka dënuar juve-më thanë. Edhe ti ke kallup INJORANTËSH futesh.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje