Në Serbi janë të sigurtë, Shqipëria ka në dorën fatin e trajnerit

11 Shtator 2025, 17:00Sport TEMA
Në Serbi janë të sigurtë, Shqipëria ka në

Ndeshja Serbi-Shqipëri në tetor nuk është thjesht një përballje e radhës. Ky takim ka në dorë shumë, për fatin e pankinës serbe.

 

Mediat në Serbi e thonë me siguri, që e ardhmja e Dragan Stojkoviç vendoset nga ky takim. Vetëm Shqipëria është me presionin, për ta fituar me domosdo ndeshjen. Serbia ndërkohë mund të bëjë llogaritë edhe me barazimin.


Humbja me Anglinë(0-5) ka shtuar presionin për Piksin. Trajneri i Serbisë ndërkohë mund të mos e kënaqë federatën as me barazimin.

Fakt është që kontrata i përfundon në nëntor. 60-vjeçari e drejton përfaqësuesen serbe nga marsi i vitit 2023. Dhe duket se po shkon drejt fundit të kësaj aventure.

Lini një Përgjigje