Newcastle shkëlqen në Champions, fiton edhe Qarabag

1 Tetor 2025, 21:04Sport TEMA
Newcastle shkëlqen në Champions, fiton edhe Qarabag

U zhvilluan këtë të mërkurë pasdite dy ndeshje të xhiros së dytë të fazës së ligës në Champions.

Neëcastle fiton pastër 0-4 në Belgjikë, ndaj Royale Union në Lotto Park (Anderlecht). “Qymyrxhinjtë” realizuan dy herë, me Woltemade dhe Gordon, në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Gordon kompletoi dopietën, ndërsa pati kohë edhe për golin e Barnes.

Në sfidën tjetër, Qarabag mundi 2-0 danezët e Copenhagen, me golat e Zoubir dhe Addai.

Lini një Përgjigje