Nga Beshiktashi te Trabzonspori, transformim i frikshëm për Ernest Muçin në Turqi

15 Maj 2026, 10:40Sport TEMA
Nga Beshiktashi te Trabzonspori, transformim i frikshëm për Ernest

Ernest Muçi u transformua këtë sezon në Turqi, ndërsa qëndron i huazuar te Trabzonspori. Dje asistoi dhe shënoi gol, për të dërguar ekipin e tij në finalen e Kupës së Turqisë.

Muçi është tashmë në kuotën e 15 golave dhe nëntë asistimeve në të gjitha kompeticione. Duket se në këtë mënyrë po e detyron Trabzonsporin, që të paguajë klauzolën e lirimit nga Beshiktashi.

Jo vetëm sa i përket golave dhe asistimeve, por edhe në statistikat e tjera vërehet ndryshimi i Muçit nga edicioni i kaluar. Më tepër pasime kyç, raste të krijuara dhe topa të fituar. Më i saktë me pasime dhe driblime, tregojnë se Muçi është tashmë tjetër lojtar në Turqi.

Nuk do të jetë çudi nëse Trabzonspor vendos ta shesë në verë, pasi t’i sigurojë kartonin. Edhe nëse kthehet te Beshiktashi, me siguri mund të thuhet se do të shitet te një klub tjetër.

2025/26 Trabzonspor vs 2024/25 Beshiktashi

Saktësia e pasimeve: 87.4% vs 79.8%

Raste të krijuara: 0.85 vs 0.07

Driblime të suksesshme: 1.04 vs 1.00

Duele të fituara: 2.41 vs 2.93

Topa të fituar: 2.48 vs 1.26

*Mesatarja e të dhënave është për ndeshje.

1 Komente

  1. D
    Detari

    Me sytjena lojtaret turq hahaha

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje