Nga Ferdinand te Sheringham, të gjithë kundër CR7: Nuk ka kthim prapa, të largohet nga "Djajtë e Kuq"

15 Nëntor 2022, 18:25Sport TEMA

Nga Ferdinand te Sheringham, të gjithë kundër CR7: Nuk ka kthim

“Ne nuk mund ta mbrojmë Cristiano Ronaldon pas asaj që ai ka bërë. Për mendimin tim, kjo histori dashurie me Manchester United ka mbaruar. Ndjej se nuk ka kthim prapa. Unë nuk mendoj se as klubi dhe as ai nuk duan ta bëjnë këtë”.

Ky është qëndrimi i Rio Ferdinand, ish-mbrojtësit historik të Manchester United në lidhje me intervistën e bujshme të dhënë nga kampioni portugez në orët e fundit dhe që ka shkaktuar bujë të vërtetë në Premier League e më gjerë.

Jehona e intervistës së dhënë nga CR7 ka pushtuar edhe kombëtaren portugeze, e cila së bashku me ish-lojtarin e Juventusit po përgatiten për Botërorin në Katar, që fillon të dielën. 

Që nga grumbullimi i kombëtares luzitane, Joao Mario, një njohës i vjetër i futbollit italian, sot te Benfica, ka thënë fjalën e tij në “Record”:

“Unë nuk mendoj se ka shumë për të thënë për këtë. Duhet të fokusohemi tek ajo që është më së shumti e rëndësishme, Kupa e Botës. Ne të gjithë jemi mësuar të ballafaqohemi me shumë presion dhe nuk mendoj se kjo gjë mund të ndikojë tek asnjëri prej nesh”.

Nga Anglia reagoi edhe Teddy Sheringham, i cili komentoi përmes “Daily Mail”: “Është padyshim koha që ai të largohet. Nuk ka kthim prapa. Ronaldo duhet të ishte larguar qysh në fillim të sezonit, por klubi u përpoq të vazhdonte rrugën me të.

Natyrisht përgjigja e tij nuk ishte adekuate dhe tani mendoj se duhet të largohet. Cristiano foli për mungesë respekti ndaj tij, por në realitet është ai që nuk respekton të tjerët, mbi të gjitha trajnerin”.

Lini një Përgjigje