Myrto Uzuni merr leje nga klubi, Reja ka “bomberin” kundër Italisë

15 Nëntor 2022, 15:41Sport TEMA

Myrto Uzuni merr leje nga klubi, Reja ka “bomberin” kundër

Myrto Uzuni, udhëtim “flash” nga Spanja për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë për përballjen miqësore me Italinë, që zhvillohet mbrëmjen e së mërkurës në “Air Albania”. “Bomberi” kuqezi, pjesë e Granadës në La Liga2, ka mundur të marrë leje nga klubi i tij për të qenë pjesë e Kombëtares në këtë miqësore luksi.

Në fakt, Divizioni i Dytë në Spanjë nuk ndërpritet në këtë periudhë të Botërorit, por Uzuni i ka bindur drejtuesit e Granadës për t’u shkëputur për pak ditë, ndërsa në fundjavë do të jetë sërish në Spanjë, për ndeshjen me Albaceten më 18 nëntor.

Prania e Uzunit për ndeshjen miqësore me Italianë shton forcën e Shqipërisë në fazën e avancuar, pasi “bomberi” beratas po kalon një formë të shkëlqyer, teksa rezulton të jetë golashënuesi më i mirë i La Ligas 2 me 8 gola.

Lini një Përgjigje