Benzema: Ronaldo nuk më ka uruar për fitimin e ‘Topit të Artë’

14 Nëntor 2022, 22:00Sport TEMA

Benzema: Ronaldo nuk më ka uruar për fitimin e ‘Topit të

Sulmuesi francez i Real Madrid, Karim Benzema tha se ish-shoku i tij i skuadrës, Cristiano Ronaldo nuk e ka uruar ende për fitimin e Topit të Artë.

Urimet në adresë të tij pas fitimit të ‘Topit të Artë’ kanë qenë të panumërta, por i mungon një urim që për të do të ishte i veçantë, pikërisht i portugezit, shkruan Marca.

“ Gjithnjë kam besuar në vete, e dija se një ditë, cilësitë e mia, puna ime do të vlerësoheshin, ambicia ime do të përmbushej. Deri më tani nuk më ka dërguar asnjë mesazh urimi”, u shpreh 34-vjeçari.

Benzema ka humbur takimet e fundit me Realin e Madridit dhe shkak janë bërë disa probleme fizike.

Megjithatë, ai është thirrur nga trajneri i Francës, Didier Deschamps për Botërorin “Katar 2022”.

Lini një Përgjigje