Tiranës i shtohet një tjetër xhevahir, Partizani inauguron sot stadiumin e ri

14 Nëntor 2022, 12:52Sport TEMA

Tiranës i shtohet një tjetër xhevahir, Partizani inauguron sot

Sot në orën 16:00 Partizani do të inaugurojë stadiumin e ri që ndodhet në kompleksin e ndërtuar në zonën e Tufinës.

Për këtë arsye trajneri Kolela në konferencë për shtyp ka kërkuar që skuadra ta nisë me fitore, teksa përballë do të ketë Bylisin për javën e 12 të Superligës.

Për rrjedhojë pritet që shkallët e stadiumit 4 mijë vendesh të jenë plot.

Për të ndihmuar në këtë aspek klubi kryeqytetas ka vendosur çmime të arsyeshme biletash.

Kompleksi i ri i Partizanit ka nisur të ndërtohet në 2016 dhe ka qenë një premtim nga presidenti Gazmend Demi.

Lini një Përgjigje