
Kombëtarja Shqiptare do të luajë dy miqësore gjatë kësaj jave me Italinë dhe Armeninë në “Air Albania” më 16 dhe 19 nëntor.
Dy duele që pritet thonë shumë për forcën e këtij grupi, ku Edy Reja pas dy sfidave me Arabinë Saudite dhe Katarin do të shikojë se çfarë është në gjendje të bëjnë këto lojtarë ndaj dy ekipeve më të vështira.
Miqësorja me Italinë, ndonjë ndjenë ndryshe? Sigurisht për Shqipërinë është krenari të luajë ndaj Italisë, edhe për mua është e veçantë dhe kënaqësi të luaj ndaj tyre. Edhe lojtarët në fushën e lojës do të kenë të veçnatë pasi shumica prej tyre luajnë në Itali. Nga mungesa e kualifikimit në “Katar 2022” ata kërkonin për një miqësore, menjëherë pasi dëgjova thash, po duhet të përballemi ne më ta.
Abazaj, Hadroj, Gurishta dhe Bitri? Sigurisht ka lojtarë të tjerë që më kanë lënë përshtypje të mira, dhe nuk pata mungësi ti merrja të gjithë. Projekti ynë është të vij më shpesh në SHqipëri dhe t ëkem mundësi ti shikoj ngfa afëre që nnë të ardhmen t;i përfshin në të aredhmen në ndeshje zyrtare. Kisha frikë se mos lojtarët nuk do mbanin rendimentin e ndeshjes, por më treguan se kishin shumë energji dhe fakti që vininpër herë të parë në kombëtare kishin motiv më shumë. Ndaj Katarit na u mohu një penallti, edhe ndaj Arabisë Saudite patën rastet tonë. Kjo kombëtare me lojtarët e kampionatit ka bërë mirë dhe do doja të kisha grumbuluar edhe lojtarë të tjerë por kaq ishin mundësitë.
A mund të jenë lojtarët e “Abissnet Superiore” pjesë e formacionit bazë të këmbëtares? Kam besim tek ata dhe patjetër që mund të luajnë ndaj Italisë. Kur t’i kem të gjithë në grumbullim do shikoj me vëmendjen gjendjen e tyre dhe 4 lojtyarët që kam grumbulluar nga kampionati shqiptarë patjetër që janë në gjendjen të luajnë ndaj Italisë dhe rregullisht.
Në përfundim të kontratës, a ju bezdisin emrat e lakuar? Do t ëpërfundojmë këto ndeshje dhe më pas siç e kam theksuar edhe më parë pasi të mbaroj kontrata do t ëflasim em Presidnetin për vazhdimësinë apo jotë kontratës, me Dukën kam një marrëdhënie shumë të mirë.
Bravo Duka i droges dhe Reja nga humbja ne humbje te sigurt.