Tronditet futbolli italian: Pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës, arrestohet Kryeprokurori i Shoqatës të Arbitrave

12 Nëntor 2022, 16:14Sport TEMA

Tronditet futbolli italian: Pjesë e trafikut ndërkombëtar të

Kryeprokurori i Shoqatës të Arbitrave Italianë (AIA), njëri prej personave më të rëndësishëm të kësaj kategorie, për Guardia di Finanza-n është një narko-trafikant. Rosario D’Onofrio, i cili njihet me nofkën “Rambo” për shkak të së kaluarës në ushtri, akuzohet si korrier droge dhe parashë në një hetim të nisur nga Prokuroria e Milanos.

Korrier në pandemi

Autoritet përkatëse kanë zbuluar se si “Rambo” transportonte drogë gjatë pandemisë. Më 30 mars të 2020 ai, i veshur me veshje ushtarake, është filmuar teksa transportonte rreth 35 kg hashash me makinën personale tip Volvo XC 60. Gjatë përgjimeve rezulton se D’Onofrio shfrytëzonte uniformën ushtarake (ia kishte dhënë një koleg pasi të vetën nuk e kishte pasi ishte pezulluar nga Forcaat e Armatosura për shkak të thyerjes të disiplinës) për të shëtitur i lirë në Milano edhe pse në atë kohë ishin në fuqi masat anti-covid.

Rolet

Hetuesit kanë zbuluar se D’Onofrio ishte korrieri kryesorë i një bande që operonte në Spanjë dhe Itali. Ai kishte për detyre që të shpërndante drogën, e cila vinte me kamionë nga Spanja. Sipas mesazheve që shkëmbenin në platformën “Encrochat”, rezulton se ish-ushtaraku furnizonte me armë anëtarët e grupit. Në përgjime të tjera telefonike dëgjohen këta të fundit teksa pranojnë se “Rambo” ishte i aftë që të torturonte njerëz në forma të ndryshme.  

Lini një Përgjigje