FOTOT: Gaz Demi sheh nga afër stërvitjen e parë të Partizanit me drita, në kompleksin e ri

11 Nëntor 2022, 20:23Sport TEMA

FOTOT: Gaz Demi sheh nga afër stërvitjen e parë të

Presidenti i skuadrës së Partizanit, Gaz Demi, ka ndjekur ditën e sotme nga afër përgatitjet e ekipit në prag të përballjes me Bylisin.

Demi është takuar me trajnerin Kolela dhe ka biseduar me futbollistët e kuq, të cilët janë gati për ta nisur me fitore ndeshjen e tyre të parë në stadiumin e ti të "demave të kuq".

Sot lojtarët e Partizanit kryen dhe stërvitjen e tyre të parë nën dritat e prozhektorëve.

Presidenti i të kuqve ka inspektuar nga afër edhe ambientet e reja të shtëpisë së Partizanit, i cili siç shihet dhe nga fotot ka marrën formën e plotë dhe është gati për të pritur ndeshje zyrtare.

Sfida e parë do jetë të hënën në orën 16:00 kundër Bylisit.

Stadiumi i ri i Partizanit është një ndër më modernët në Tiranë, me një kapacitet afërsisht tek 5- mijë vende, si dhe i plotëson të gjitha standartet e kërkura nga UEFA. (TemA)

6 Komente

  1. J
    Jorgo

    ore nga sa afer e pa?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Partizani

      Urime urime

      Përgjigjjuni
      1. S
        Saranda

        Bravo presidentit demi urime partizanit

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demat e kuq

          Ishalla.me fitore ndeshjen me bylisin bravo partizani dhe presidentit

          Përgjigjjuni
          1. Roberto

            Urime Gazo per veprat dhe punet qe ben.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje