Shpallet lista e Spanjes: Barça më e përfaqësuara, Luis Enrique “fik” ish-kapitenin

11 Nëntor 2022, 14:08Sport TEMA

Shpallet lista e Spanjes: Barça më e përfaqësuara, Luis

Trajneri i Spanjoll, Luis Enrique Martínez, ka zbuluar këtë të premte emrat e 26 lojtarëve të thirrur për Botërorin e Katarit, që do të fillojë më 20 nëntor.

Në listën e Enriques bien në sy dy mungesa të mëdha: mbrojtësi veteran, Sergio Ramos (luan te PSG), dhe portieri i Manchester United, David De Gea.

Spanja do të debutojë në datën 23 nëntor kundër Kosta Rikës, do të përballet me Gjermaninë në datën 27 dhe do të mbyllë fazën e grupeve më 1 dhjetor kundër Japonisë.

Lista e Spanjës:

Portierë: Unai Simón, Robert Sánchez dhe David Raya.

Mbrojtës: Dani Carvajal, César Azpilicueta, Eric García, Hugo Guillamón, Pau Torres, Laporte, Jordi Alba dhe Gayá.

Mesfushorë: Busquets, Rodri, Gavi, Carlos Soler, Marcos Llorente, Pedri dhe Koke.

Sulmues: Ferran Torres, Sarabia, Yeremy Pino, Morata, Asensio, Nico Williams, Ansu Fati dhe Dani Olmo.



1 Komente

  1. T
    Tifozi

    Or koqe trajner ,e paske bere kombetaren me Barcelonen nje ekip qe nuk u kualifikua .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje