
Ndaj Atletico Madrid shënoi golin vendimtar të fitores dhe të tetin këtë sezon me fanellën e Mallorcas. Vedat Muriqi është njeriu i momentit në La Liga ku skuadra ishullore ka arritur të sigurojë suksesin e tretë rresht ndërsa për të po flasin përherë e më shumë. Bomberi i Kosovës ka shënuar në të gjashta ndeshjet e fundit ndërsa këtë sezon numëron edhe 1 asist.
Moment vërtetë i artë për lojtarin që kaloi një kalvar të gjatë, fillimisht me refuzimin që i bëri Club Brugge dhe më pas me rikthimin te Mallorca ku u shit për 10 milionë euro, saktësisht gjysma e shumës që u detyua ta transferonte Lazio nga Fenerbahce. Që nga shkurti i këtij viti ai numëron 37 ndeshje me fanellën e Mallorcas me 18 gola dhe 6 asiste në total. Një gol çdo dy ndeshje, mesatare e frikshme për një lojtar që vetëm pak muaj më parë Lazio kërkonte ta largonte me çdo kusht.
“Në Turqi po kaloja shumë mirë por kur mora ofertë nga Lazio nuk isha i sigurt por duhej të provoja një eksperiencë të re. Fillova të dëmtohesha dhe gjërat nuk po shkonin mirë. Nuk ma dhanë asnjëherë mundësinë për të luajtur. Kalova dy vite shumë të vështirë të jetës time por pavarësisht kësaj me skuadrën ndihesha mirë. Flas ende me disa miq që kam si Milinkovic, Reina apo Marusic. Këta djem më kanë ndihmuar shumë. Tifozët dhe trajneri nuk më donin dhe kur shkoja në shtëpi isha shumë i trishtuar.
Fillimisht brenda dy muajve u ndieva shumë më mirë fizikisht dhe mendërisht por sërish nuk po ia dilja mbanë dhe madje kishte momente kur nisa të dyshoja te aftësitë e mija. Mendoja se i kisha mbyllur llogaritë me futbollin. Mamaja dhe bashkëshortja më ndihmuan shumë. Në janar vendosa të shkoja te Mallorca dhe kjo më ndryshoi jetën”.
Ja dhe ky Koqevari ,çdo gje e kam nga Serbi ,po do te ndihmoje se me shume se gjysma juaj eshte me pasaporte Serbe ,e pastaj shkruani na i ka fajin Shqiptari
Ky eshte titulli i Temes jo fjalet e tij.Ai thjesht thote se disa shoke e kane ndihmuar e kane qene te mire me te .
Me ne fund doli nje turk i kosoves qe te flase mire per Serbet ....qashtu qashtu anadollak Vedat integrohuni pak ne Ballkan se keni ngelur akoma ne anadoll turq te pagdhendur ju koqevaret. Serbet jane popull me kulture o haxhi vedati i kosoves dhe ju duhet te keni marrdhenie te mira me ta se nuk keni rruge tjeter dhe do ngeleni mbrapa edhe 50 vjet te tjera te prapambetur.
Ca behet keshtu,edhe nje presje ne gjithe shkrimin ndryshon titullin.Skandaloze qe titulli nuk ka lidhje fare me shkrimin duke bere c'eshte e pamundur qe hienat e uraleve te dalin njerez bamires.Turp per Gelbazen dhe ushtrine e tij qe mundohet te zhbeje vuajtjet e shqiptareve nga masakrat dhe spastrimet etnike nder shekuj te pushtuesve te ballkanit.Fatkeqsisht gjithe armata politikano-gazetare antishqiptare kane zene te gjitha pushtetet dhe punojne ne dobi te "Ballkanit te Perdhunuar" (prej Serbise).