Zien stoli i Kombëtares, në skenë sërish Besnik Hasi. Ja prapaskenat

11 Nëntor 2022, 15:16Sport TEMA

Zien stoli i Kombëtares, në skenë sërish Besnik Hasi. Ja

Besnik Hasi ka qenë kandidat i përhershëm për Kombëtaren shqiptare, edhe pse Duka u mërzit kur ai e refuzoi pas largimit të De Biazit, për shkak se asokohe sapo ishte shpallur trajneri i vitit me Anderlehtin në Belgjike dhe klubi i rinovoi kontratën me shuma të kënaqshme!

“Panorama Sport” mëson se orët e fundit është rikthyer serish në skenë emri i tij dhe Duka është duke e menduar seriozisht që t’ia besoje ish-kapitenit te kombëtares stolin. Gjatë karrierës së tij Hasi ka drejtuar Anderlehtin, Olimpiakosin, Legian e Varshavës dhe Al-Ahli.

Ndërkohë në listë janë edhe Kamoleze, Xhampaolo dhe Kambiaso.

Lini një Përgjigje