Në garë për më të mirin në La Liga, Muriqi rivali kryesor i Levandovskit

11 Nëntor 2022, 19:39Sport TEMA

Në garë për më të mirin në La Liga, Muriqi rivali

Prestigjiozja spanjolle “Marca” ka analizuar futbollistët që kanë spikatur deri në javën e 14-të të La Ligas. Sulmuesi i Barcelonës, Robert Levandovski është kandidati kryesor për të fituar “Këpucën e Artë” në Spanjë.

Ajo që bie në sy është se në vendin e dytë renditet sulmuesi i Kosovës që luan për Majorkën, Vedat Muriqi.

“Marca” shkruan se sulmuesi dardan mund të bëhet rivali më i fortë i polakut në garën për çmimin e golashëuesit më të mirë.

Leva pas 14 javëve të para, ka shënuar 13 gola, ndërsa shqiptari i Kosovës 8 gola. Muriqi ka shënuar tre gola me këmbë, tre me kokë dhe dy me penallti. Muriqi ndan vendin e dytë me Iglesiasin e Betis, pasi të dy kanë shënuar 8 gola.

Analiza e “Marca”/ Në garë për më të mirin

Lini një Përgjigje