Miqësorja me Italinë, Edi Reja publikon listën e lojtarëve të Shqipërisë

12 Nëntor 2022, 12:57Sport TEMA

Edi Reja ka publikuar listën e 27 lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në miqësoret ndaj Italisë (16 nëntor) dhe Armenisë (19 nëntor), përballje që do zhvillohen në “Air Albania”.

Trajneri italian ka ftuar edhe tre futbollistë nga Superiorja: Eneo Bitrin (Partizani), Andi Hadrojn (Partizani) dhe Erdenis Gurishtën, kapitenin e Vllaznisë.

Në Kombëtare rikthehen Berat Gjimshiti, Keidi Bare, Marash Kumbulla dhe Qazim Laçi, të cilët kanë munguar në përballjet e fundit zyrtare për shkaqe dëmtimesh.

Reja ka zgjedhur të ketë katër sulmues, repart ku përveç Brojës dhe Uzunit, do të jenë edhe Kristal Abazaj (176 minuta aktivizim me Istanbulsporin në Superligën turke) dhe Ernest Muçi, autor i tre golave dhe katër asisteve me Legian e Varshavës.

Miqësorja me Italinë, Edi Reja publikon listën e lojtarëve

Lini një Përgjigje