Miqësorja ndaj Shqipërisë, ndryshime në listën e Italisë

14 Nëntor 2022, 22:05Sport TEMA

Miqësorja ndaj Shqipërisë, ndryshime në listën e

Shqipëria luan një miqësore luksi ndaj Italisë më datë 16 nëntor teksa kuqezinjtë presin në stadiumin Air Albania, Kampionët e Europës. 

Duke qenë se axurrët nuk janë të impenjuar për Botërorin e Katarit, trajneri Roberto Mancini nuk i ka kursyer disa prej yjeve të tij edhe pse qëllimi është t’i japë hapësirë të rinjve që janë afruar së fundmi në kombëtare.

Ndërkohë, lista e kombëtares italiane ka pësuar ndryshime teksa grupit i është bashkuar sulmuesi i Sassuolos, Andrea Pinamonti. 

Nga ana tjetër, tre futbollistë kanë lënë grumbullimin në kampin axurr. Bëhet fjalë për Davide Fratessi, Gianluca Scamaça si dhe Bryan Cristante.

Ky i fundit do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në dorën e majtë pas një dëmtimi të pësuar në ndeshjen e Romës ndaj Napolit. 

Mesfushori e kishte shtyrë ndërhyrjen, mirëpo testet e fundit treguan se operacioni duhej të kryhej sa më shpejt, ndaj Cristante e ka të pamundur të zbresë në Air Albania me fanellën e Italisë.

Lini një Përgjigje