Nga i padëshiruar në librin e historisë te Atalanta, Berat Gjimshiti kalon kapitenin Glenn Stromberg është konfirmohet si legjendë

13 Shkurt 2025, 16:39Sport TEMA
Nga i padëshiruar në librin e historisë te Atalanta, Berat

Historia e Berat Gjimshitit tregon saktësisht sesi fati dhe puna është e lidhur së bashku për të shkuar sa më larg në jetë.

Mbrojtësi shqiptar ishte me valixhe në duar dhe duke u larguar nga Atalanta para disa vitesh, si i padëshiruar, por papritur një prej mbrojtësve të ekipit të Gasperinit u dëmtua në stërvitje për një kohë të gjatë.

Pas kësaj dhe faktit se merkato ishte drejt fundit, Gasperini u detyrua që ta kthente Gjimshitin dhe të mos e largonte nga ekipi, përkohësisht.

Pjesa tjetër është histori teksa pas ndeshjes së djeshme në Champions League kundër Club Brugge, Gjimshiti ka shkruar një faqe të historisë si legjendë e Atalantës.

Shqiptari ka kaluar kapitenin Glenn Stromberg me 273 ndeshje, ndërsa tani Berati numëron 274 ndeshje me fanellën e Atalantës. 

1 Komente

  1. t
    tifozi

    Dhe jo vetem kaq por duhet thene se Berat Gjimshiti eshte nje djale pa fjale por shume punetor qe kurre nuk flet per veten e tij. Ju kujtohet kur e lane jasht Europianit te 2016-tes ne France dhe kur e pyeten gazetaret u pergjigj se ajo eshte puna e tjainerit dhe puna ime eshte te jem gati sa here qe thirrem prej tij. Berat Gjinshiti eshte nje futbollist dhe njeri perfekt. Lum ata prinder qe e kane rritur. Lum tifozet kuq e zi qe e kemi ne kombetare.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje