Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar mëngjesin e kësaj të hëne pamje nga puna për ndërtimin e një stadiumi të ri në zonën e Valiasit, në Kamëz. Projekti shkruan Rama po realizohet në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe synon të përmbushë standardet ndërkombëtare të IFAB dhe FIFA.
Sipas kryeministrit, stadiumi do të ketë një fushë sportive me sipërfaqe prej 8,030 metrash katrorë dhe kapacitet prej 3,000 ndenjëse për tifozët dhe publikun që do të ndjekin ndeshjet e futbollit.
“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga puna për stadiumin që po ndërtohet në Kamzë, Valias, sipas standardeve IFAB/FIFA, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, me një fushë sportive prej 8,030 m², dhe 3,000 ndenjëse për tifozët dhe publikun që do të ndjekin ndeshjet e futbollit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.
Ky investim shihet si një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës sportive në vend, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e sportit, veçanërisht në zonat urbane.
Kamza me thene te drejten eshte qyteti nr 2 ne Shqiperi mbas Tiranes,,te pakten ky stadium duhet te kete nje kapacitet prej 10mije tifozesh...nejse mire qe po behet se sa pa asgje , dhe ok me 3 mije , por te lihet aksese per shtimin e kapacitetit ne perspektive,sepse ai stadium mund te perdoret edhe nga klube te tjera apo perfaqesuese si Shpresat,etj.