Tedi Cara nuk ndalet në kampionatin e Ukrainës. Ish-sulmuesi i Partizanit ka qenë heroi i Oleksandrias, në fitoren minimale që këta të fundit arritën në javën e shtatë.
Cara realizoi golin në fundin e pjesës së parë dhe pikërisht ky gol vulosi fatet e ndeshjes.
Shqiptari po kalon një formë të mirë në fillimin e sezonit, ku ka shënuar 3 gola në total, në 7 ndeshje të luajtura në kampionatin ukrainas.
Futbollisti është një ndër titullarët e skuadrës, ndërsa është aktivizuar edhe në 1 sfidë në Kupën e Ukrainës, si edhe 2 të tjera në kualifikueset e Ligës së Konferencës.
Në total, futbollisti ka luajtur që nga nisja e këtij sezoni 743 minuta.
Pse luhet akoma futboll atje , po sikur ka lufte pse nuk thoni , paskan llluksin me lujt futboll kur nga ana tjeter kercet raketa e plumbat, ueeeeee unbelievable
Ne e dinim qe ka lufte, tani na del se paska futboll.