Përçarje te Serbia përpara Shqipërisë, mbrojtësi Gajiç: Nuk kthehem sa të jetë Stojkoviç trajner

27 Shtator 2025, 20:10Sport TEMA
Përçarje te Serbia përpara Shqipërisë, mbrojtësi

Situata në kampin e Serbisë nuk është aspak pozitive në prag të ndeshjes eliminatore me Kombëtaren shqiptare.

Përveç presionit të madh nga tifozët, sidomos për ndryshimin e stadiumit nga Beogradi në Leskovac, trajneri Dragan Stojkoviç ka dhimbje koke edhe për formacionin. Ai do të përballet me mungesat e Milenkoviç dhe Lukis për shkak të kartonëve, si dhe të Nedjelkoviç për shkak të dëmtimit.

Listës së gjatë të problematikave iu shtua edhe refuzimi i kombëtares nga ana e Milan Gajiç. Mbrojtësi i CSKA-së së Moskës deklaroi hapur:

“Të gjithë e dinë historinë time me kartonin e kuq përpara një viti. Që nga ai moment nuk jam grumbulluar më me kombëtaren. Madje, nuk ka vend për mua për aq kohë sa trajner aty do të jetë Dragan Stojkoviç.”

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë është vendimtare për fatet e Grupit K dhe do të përcaktojë shumë për vendin e dytë. Ajo do të luhet më 11 tetor në Leskovac.

3 Komente

  1. T
    Tifozi plak

    Degjoni plakun .tregohuni te fisem e mos u ushqeni me ligesi pavaresisht se me serbet kemi nje histori qe dihet .thjesht duhet te vrapojme me shpejt se ata ,te mos leme hapesira ne mbrojtje ,lijtare te pamarkuar ,te shfryrezojme rstetet ne sulm ,te fitojme tre piket e te vijme ne shtepi .

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

      Urraaaaaaaa ! Tani e kemi te sigurt fitoren ne Serbi. Ka informacione qe edhe te Anglia Harry Kane dhe 5 lojtare mbeshtetes te tij kane thene Po nuk na rritet rrogen nuk shkojme te luajme ne Shqiperi. Keshtu qe do fitojme edhe me Angline dhe do kapim vendin e pare ne grup.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Roberto

        Po mire mo Liku nuk te shajme jo mos ki merak. Puna eshte se gjithe keto shkrime qe kemi lexuar per legjonaret tane sic i etiketojne gazetat dhe portalet apo bomberi yne ketu dhe bomberi yne atje qofshin te verteta i urojme per rezultate pozitive te pakten ne Serbi se me Angline veshtire. Ata godasin me topin e pare ne cdo lloj pozicioni kur jane prane portes ndersa ne duam ta rregullojme topin njehere e pastaj te kujtohemi te gjuajme. Nuk kemi bythe ta perballojme Angline. Nese keta legjonaret dhe bomberat do luftojne fort pse mos te shpresojme per nje fitore ne Serbi?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje