Orges Shehi: Duam të fitojmë Kupën e Shqipërisë

4 Mars 2024, 15:50Sport TEMA
Orges Shehi: Duam të fitojmë Kupën e Shqipërisë

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi ka folur për mediat në prag të ndeshjes së kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, që “demat” do të luajnë nesër kundër Kukësit. “Të kuqtë” fituan 1-0 ndeshjen e parë dhe synojnë një vend mes katër skuadrave më të mira të turneut.

“Mendoj që është një përballje kupe me dy takime dhe takimin e parë e kemi fituar në transfertë 1 – 0. Na pret përëri një 90 minutësh tjetër që kërkon vlerësim pa patur parasysh rezultatin e ndeshjes së parë, sepse në futboll situatat janë shumë të rëndësishme dhe do të kemi vlerësimin maksimal për të kaluar në gjysëmfinalet e kupës së Shqipërisë”.

Gjendja është e njëjtë me situatën e para 3 ditëve. Nga lojtarët e dëmtuar nuk kemi ndonjë që mund ti bashkohet grupit. Skuka dhe Keko po zhvillojnë një program të veçantë për të arritur gjendjen e tyre fizike më të mirë. Rrapaj dihet që mungon si rezultat I dënimit të disiplinës.

Mungesa e fitimit të trofeut për një kohë të gjatë? 

Kupa është një kompeticion që çdo skuadër synon ti shkoj deri në fund. Si kupa dhe kampionati për ne janë dy kompeticione të rëndësishme pa hequr dorë edhe nga supërkupa. E kemi vlerësuar maksimalisht dhe do të kërkojmë ti shkojmë deri në fund këtij kompeticioni.

Ndesheni 6 herë me një skuadër?

Kjo nuk është për herë të parë. Sigurisht në një kampionat me 4 faza përfshirë edhe kupën normalisht që do të përballesh edhe 6 herë me një skuadër. Patjetër që merr një vlerësim ndryshe kur ndeshjet janë afër. Ajo ku duhet të fokusohemi është që ne të kalojmë më tej, panvarësisht se çfarë kundërshtari ke përpara.

E keni menduar ndonjëherë fitimin e të 3 trofeve të sezonit?

Në fund të Majit merren verdiktet e të gjithë sezonit, deri atë herë ka kohë. E thash edhe pak më parë që ne kemi vlerësimin tonë maksimal për të kaluar në gjysëmfinalen e kupës. Kërkojmë që të jemi sa më shumë kërkues në çdo lloj komponenti me kundërshtarin e nesërm. Në fund fare do të merren edhe të gjithë verdiktet e sezonit.

I druheni nënvlerësimit të skuadrës ndaj kundërshtarit të nesërm?

Në kampionatin tonë nuk ka skuadra të lehta, janë të gjitha të vështira. Këtë e kanë treguar edhe rezultatet kundër çdo lloj kundërshtari.Që pas ndeshjes me Kukësin të nesërmen kemi qenë në stërvitje me mendjen që duhet të jemi seriozë dhe të shkojmë sa më larg. Nëse do të arrrijmë që të kemi dozë nënvlerësimi atëherë do të bënim vetvrasje. Nuk besoj që asnjë nga lojtarët apo nga stafi të ketë nënvlerësim për ndeshjen e nesërme.

Mendoni të bëni rotacion për ndeshjen e nesërme?

Ne kemi një grup lojtarësh duke përfshirë edhe dëmtimet nuk kemi shumë njerëz për të ndryshuar, ndonjë element edhe mund të ketë. E kam thënë gjithmonë nëse do të ketë ndonjë lëvizje apo rotacion grupi tjetër është i gatshëm dhe nuk mund të ndryshojmë gjithë skuadrën dhe të prishim gjithë strukturën.

Lini një Përgjigje