
Legjenda e Brazilit, Pele, prej disa muajsh në betejë me sëmundjen e kancerit, është rithyer në spital për të marrë ndihmë më të specializuar pas problemeve që ka shfaqur kohët e fundit.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat vendase, ndërsa vajza e sulmuesit më të mirë të historisë së futbollit brazilian, Kely Nascimento thekson se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
“Mediat janë të shqetësuara për shëndetin e babait tim por ju bëj me dije se ai ndodhet në spital për një kontroll rutinë. Nuk bëhet fjalë për një emergjencë”, thekson ajo.
Pele u diagnostikua me kancer në aparatin tretës në muajin shtator të vitit të kaluar, ndërsa që prej asaj kohe ai është kuruar në shtëpi.
Sipas ESPN, mjekët janë të shqetësuar për rezultatet e muajve të fundit pasi kimioterapia nuk po jep efektet e dëshiruara.
Lini një Përgjigje