Po parakalonte një makinë kur i shpërtheu goma e Lamborghini -t, detaje nga aksidenti tragjik ku humbi jetën Diogo Jota dhe vëllai i tij

3 Korrik 2025, 11:33Sport TEMA
Po parakalonte një makinë kur i shpërtheu goma e Lamborghini -t,

Detaje të reja dalin nga aksidenti tragjik në Spanjë ku humbi jetën ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva.

Sipas policisë spanjolle, ylli portugez po parakalonte një makinë tjetër në autostradën A-52 , pranë rajonit Zamora të Sanabrias, kur goma e Lamborghini-t shpërtheu.

Automjeti luksoz ku udhëtonin dy vëllezërit doli nga rruga duke shpërthyer në flakë.

“Informacioni që kemi deri më tani është se makina, e cila ishte një Lamborghini, u përfshi në një aksident rrugor dhe doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome gjatë parakalimit”, njoftoi Garda Civile.

“Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, ora lokale 00:30, në komunën e Cernadillës në provincën e Zamorës. Makina u përfshi nga flakët dhe dy personat në të humbën jetën.”

Më pak se dy javë më parë, Diogo Jota dhe partnerja e tij prej kohësh, Rute Cardoso, u martuan.

Çifti, i cili ka tre fëmijë së bashku, i dhanë fund beqarisë më 22 qershor. Por gëzimi i futbollistit dhe partneres së tij ka zgjatur shumë pak, pasi aksidenti tragjik i mori jetën.

1 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, diplomat karriere, prozator.

    Gjynah qe iku, eshte jete njerezish, la tre femije jetim pamvaresisht se ato mund te jene siguruar deri ne pafundesi por nga ana tjeter mos ndofta eshte ky denimi i nje padrejtesia ndaj njerezimit? Nje ordiner sepse i bie topit udheton me lamborghini, ndersa nje kardiolog interventiv qe shpeton me mijera jete njerezish udheton me skoda apo alfa romeo? Mos valle arroganca qe po udhetoj me lamborgini dhe asnje marke tjeter nuk duhet te me parakaloje i morri jeten? Le tia leme zotit ta gjykoje

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje