Me “Euro 2024” në prag, për Sylvinho-n shtohen edhe më shumë dhimbjet e kokës. Jo vetëm Rey Manaj, Uzuni apo Seferi, në kulmin e tij po kthehet edhe Mirlind Daku.
Pasi dhuroi show kundër Zenit, Daku arriti të gjejë sërish rrugën e rrjetës. “Bomberi” kuqezi realizoi një perlë kundër Ural, ku në minutën e 43-të dribloi këdo i doli përpara duke realizuar për ekipin e tij, me Rubin Kazan që doli me një pikë nga kjo sfidë pas barazimit 1-1.
Ky ishte goli i tij i katërt sezonal. Jo vetëm goli i shënuar, Daku ishte një rrezik konstant në këtë sfidë duke u vlerësuar në fund si lojtari i ndeshjes.
I lumtur për paraqitjet e Dakut këtë periudhë u shfaq edhe trajneri i Rubin Kazan: “Cili është sekreti i Dakut? Ndoshta ka rënë në dashuri. Bëj shaka, por mendoj se përgatitjet për Evropian kanë një ndikim. Ky është fundi i sezonit, nuk është e thjeshtë për të që të mbajnë një ritëm të tillë kaq të lartë”, theksoi trajneri i Rubin Kazan.
View this post on Instagram
Uzuni eshte nje lojtar teper punetor dhe pa dyshim qe ka dhene kontributin e tij per kombetaren tone per te arritur kualifikimin per ne Europian, por ai ka shume probleme kohet e fundit. Ne ndeshjen e kaluar humbi dy raste te pastra vetem per vetem me portierin. Gabime te tilla nuk mundet te besh ne Europian, pasi cdo rast duhet te shfrytezohet. Per mendimin tim, pack se jam fans i Uzunit, ai duhet lene ne shtepi dhe ne vend te tij te shkoje Mirlind Daku. Ka pregatitje dhe statlartesi fizike shume me te mire se sa Uzuni. Do te luajme kunder tre ekipeve shume te forte fizikisht, sic jane Kroacia dhe Italia. Spanja ben me shume loje teknike, por sigurisht qe ka cilesi shume te larte ne aspektin fizik. Humbja skandaloze ndaj Kilit eshte nje kembane qe duhet te degjohet nga stafi teknik i kombetares. Ne kete pike, nuk eshte aspak e rendesishme qe te perkedhelen lojtaret qe kane patur impakt ne kualifikim, por ato qe kane formen me te mire ne keto javet e fundit qe kane mbetur para fillimit te Europianit.
Arbitrat janë hilësa prandaj humbi Shqipëria