PSG vendos rekord në Europë, 39 ndeshje pa humbje në transfertë

23 Prill 2025, 17:41Sport TEMA
PSG vendos rekord në Europë, 39 ndeshje pa humbje në

39 ndeshje pa pësuar humbje ne transfertë. Paris Saint Germain vendos rekord jo vetëm në Francë por edhe në 5 ligat më të forta të Europës.

Me titullin të siguruar prej disa kohësh, ekipi i Luis Enrike barazoi 1-1 në transfertë ndaj Nantes dhe duket se po respekton garën deri në fund.

Kjo ishte ndeshja e 39-të radhazi që gjigandët francez nuk pësojnë humbje në transfertë duke thyer në këtë mënyrë rekordin e vendosur nga Milani i Arrigo Sacchi-t në vitin 1993.

Aktualisht Paris Saint Germain është në kuotën e 78 pikëve, 23 pikë larg Marsejës së vendit të dytë.    

1 Komente

  1. Q
    Qimi

    Nuk barazoi PSG por Nanata ore gazetaruc.Ndeshjen ne Nante u mbyll ne barazim duhet te thuash.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje