Pushimet për Etrit Berishën drejt fundit, gardiani kuqezi ka gati rikthimin në Serie A

28 Tetor 2024, 12:16Sport TEMA
Pushimet për Etrit Berishën drejt fundit, gardiani kuqezi ka gati

Pushimet për Etrit Berishën duken drejt fundit. Gardiani i portës është pa një ekip që prej qershorit të këtij viti, teksa nuk mundi të gjente marrëveshjen me Empolin për rinovimin.

35-vjeçari për shkak se është pa një skuadër, humbi edhe grumbullimet e Kombëtarës për sfidat e Nations League. Tashmë duket se veterani është drejt rikthimit në fushë, teksa prej ditësh vazhdin bisedimet me skuadrën e Serie A.

Bëhet fjalë për Salernitanan, me klubin italian që po shikon për një portier pas dëmtimit të Sepe. Nëse konfirmohet një dëmtim i rëndë atëherë Berisha pritet të zyrtarizohet te Salernitana si zëvendësuesi i tij. Fillimisht pritet të mësoshet në ditët në vazhdim shkalla e dëmtimit të Sepe dhe më pas çfarë do të ndodhë me Berishën dhe nëse do të rikthehej në Serie A apo jo.

Kujtojmë se 35-vjeçari ka mjaft eksperiencë në Serie A, teksa në të kaluarën përveç Empolit ka luajtur edhe për ekipe si Atalanta, Lazio, Spal, dhe Torino.

2 Komente

  1. S
    Sokol

    Salernitana eshte ne serie B

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real Madrid 15

      Ky te vazhdoje me pushime se I ka lare duart si portier. Nuk e merr kush me, vetem nese e therret trajneri per t’i nder, po si portier: Ka mbaru pune

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje