VIDEO/ Ka pësuar dëmtim në fytyrë, Ardian Ismajli mban në maskën e personalizuar flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës

27 Tetor 2024, 14:13Sport TEMA
VIDEO/ Ka pësuar dëmtim në fytyrë, Ardian Ismajli mban

Ardian Ismajli po luan me Empolin në transfertën e Parmës sot. Çfarë ka rënë në sy është maska që mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është detyruar të vendosë.

Kjo për shkak të një lëndimi në fytyrë që Ismajli ka pësuar. Dhe në maskë, bie në sy se ndodhen flamujt e Shqipërisë dhe Kosovë.

Kujtojmë ndërkohë se Ismajli është mjaft i përfolur në Itali për një largim nga Empoli. 28-vjeçarit i përfundon kontrata në fundin e sezonit dhe skuadrat më të interesuara për shërbimet e tij janë Interi dhe Juventusi.

Ardian Ismajli me maskë në fytyrë: (VIDEO)

Lini një Përgjigje