Lewandowski ka rilindur në Barcelonë, shifrat “e frikshme” të sulmuesit polak

27 Tetor 2024, 14:02Sport TEMA
Lewandowski ka rilindur në Barcelonë, shifrat “e frikshme”

Disa e konsideronin si të mbaruar. Dikush tjetër kishte pohuar se futbolli spanjoll nuk ishte për të. Dhe, përsëri, kishte edhe nga ata që dyshonin në aftësitë e tij. Por në më pak se një çerek sezoni Robert Lewandowski heshti të gjithë kritikët, në të vetmen mënyrë të mundshme, më të pëlqyeshmen për të: duke shënuar ortekë golash.

Dy në “El Clasico”, mbrëmë në Bernabeu, njëri më i mirë se tjetri, të dyja vendimtare në humbjen 4-0 të Real Madridit. Një dopietë në 141 sekonda, më e shpejta në një ndeshje Real Madrid-Barcelona nga viti 1965 e deri më sot.

Numrat janë të frikshëm. Në pesë ndeshjet e fundit Lewandowski ka shënuar 10 gola mbresëlënës, duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet. Dhe nëse shikojmë vetëm në La Liga historia nuk ndryshon: këtë sezon ish-lojtari i Bayernit dhe Borussia Dortmund, golashënuesi më i mirë në kampionatin spanjoll, ka shënuar 14 gola në 11 ndeshje, vetëm Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi e kanë bërë më mirë këtë shekull.

Por nuk mbaron këtu. Në sezonin 2024/25 Lewandowski është sulmuesi që ka shënuar numrin më të madh të golave ​​në të gjitha kompeticionet, në Top 5 ligat: 17 gola në 14 ndeshje.

Jemi ende në tetor, kanë kaluar vetëm dy muaj e gjysmë nga ndeshja e parë zyrtare, kushedi sa do të arrijë të shënojë. Ndërkohë, Lewandowski është sërish 'RobertCop'.

2 Komente

  1. s
    sportedashesi

    Aresyeja eshte e thjeshte ,ai tashme kete sezon futbollistik eshte kthyer tek Bajerni.Barcelona tashme ka vdekur me lojen e saj te bukur katalanase.Shikoni tek ky ekip qe i ka mbetur vetem emri Barca nuk eshte me ajo loje spetakli,ata talente,tanime ajo luan si Bajerni me nje Levandovsk qe duhet te kishte dale me kohe ne pension.Fitorrja kunder Realit nuk ishte merrite e saj por e paraqitjes se dobet te Realit pa anashkaluar ketu ndonje trukim ndeshje pasi per here te pare Ançeloti ishte i qete ne bankine,kur dihet qe ne fushe ka sulmin me te mire ne bote sot per sot dhe ku braziljani Vinisus neser merr topin e arte. Futbolli nuk eshte me spetakel por pazar marramendes e si i tille gjithka pritet sepse luhen miliarda.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Na mbyten bolet

      O koqe perse je kaq koqe kjo eshte pyetja. Futbolli ofendohet kur debila si puna jote diskutojne per te. Mire Realin po Bajernin Seviljen apo dhe ata u shiten perpiqesh te hiqesh sikur di si pune e atij Cako karit por cektesia te nxjerr zbuluar kur ishte aq i qete Anceloti qe per shume eshte i papershtatshem per at ekip plot me yje , pse kerceu si hajvan kur u festua goli ai i qeti? Mos i bjer me qafe futbollit se qenke nje medioker!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje