Partizani barazon në Shkodër dhe mban kreun

26 Tetor 2024, 21:38Sport TEMA
Partizani barazon në Shkodër dhe mban kreun

Superliga shqiptare e futbollit vijoi këtë të shtunë me ndeshjet e mbetura për raundin e dhjetë. Në Elbasan vendasit u ndalën 1-1 nga Skënderbeu, teksa në Korçë sfida mes Tiranës dhe Laçit u mbyll po 1-1. Kjo javë u mbyll në 19:30 në "Loro Boriçi" ku vendasit e Vllaznisë barazuan 2-2 ndaj Partizanit. "Demat" vijojnë të jenë në krye të renditjes.

Në "Loro Boriçi" mes katër golave dhe spektaklit Vllaznia dhe Partizani barazuan 2-2. Mba zhbllokoi sfidën për "Demat" pas 15 minutave lojë, para se Stojanovic dhe Mala të përmbysnin ndeshjen për shkodranët.

Fundi i sfidës ishte dramatik për vendasit që e pësuan sërish nga Mba.

Dy barazime radhazi në udhëtim për Partizanin që e mbajnë sërish në krye të renditjes me 17 pikë.

Lini një Përgjigje