Rama uron Kombëtaren shqiptare në “Nations League”: Suksese

9 Shkurt 2024, 13:47Sport TEMA
Rama uron Kombëtaren shqiptare në “Nations League”:

Kryeministri Edi Rama i uroi sot suksese Kombëtares shqiptare të futbollit në rrugëtimin e saj në “Nations League”.

“Suksese”, shkruan Rama , teksa publikoi kalendarin e ndeshjeve të Kombëtares me Ukrainën, Gjerogjinë dhe Çekinë.

Shqipëria do ta nisë rrugëtimin në UEFA Nations League në transfertë ndaj Ukrainës. Ky takim do të luhet më datë 7 shtator në orën 20:45. Tre ditë më pas, më datë 10 shtator kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Gjeorgjisë në orën 20:45.

Në muajin tetor, ekipi Kombëtar do të luajë dy ndeshje në transfertë. Më datë 11 tetor kuqezinjtë do të përballen me Çekinë në orën 20:45, ndërsa tre ditë më pas, më datë 14 tetor Shqipëria do të luaj sërish në transfertë ndaj Gjeorgjisë në orën 18:00.

Dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në UEFA “Nations League” Shqipëria do t’i zhvillojë në shtëpi. Takimi i parë në muajin nëntor do të jetë ndaj Çekisë më datë 16 në orën 20:45, ndërsa ndeshja e fundit e grupit do të luhet më 19 nëntor ndaj Ukrainës po në orën 20:45.

Më poshtë, edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në UEFA Nations League:

07.09.2024 Ukrainë – Shqipëri      20:45

10.09.2024 Shqipëri – Gjeorgji      20:45

11.10.2024 Çeki – Shqipëri           20:45

14.10.2024 Gjeorgji – Shqipëri      18:00

16.11.2024 Shqipëri – Çeki           20:45

19.11.2024 Shqipëri – Ukrainë      20:45

Lini një Përgjigje