Paguan operacionet për 120 fëmijë në Nigeri, sulmuesi i Arsenalit njeri me zemër të madhe

9 Shkurt 2024, 10:50Sport TEMA
Paguan operacionet për 120 fëmijë në Nigeri, sulmuesi i

Bukayo Saka jo thjesht një futbollist i madh. Sulmuesi i ri Arsenalit, së fundmi ka dhënë kontributin e tij financiar në realizimin e 120 operacioneve për fëmijët në rajonin Kano të Nigerisë.

Futbollisti i “Tre Luanëve” mbështeti institucionin “BigShoe”, i dedikuar posaçërisht për bamirësinë mjekësore për fëmijë, me të cilin bashkëpunon që nga viti 2022.

Në një video të publikuar në platformat zyrtare të Premier League-s Bukayo Saka shfaqet i befasuar nga letrat e dërguara nga fëmijët që ka ndihmuar, si dhe nga Musa Ibrahimi, mjeku që ka kryer shumicën e operacioneve.

“Po ju shkruaj për t’ju falënderuar në emrin tim dhe në emër të fëmijëve që ndihmuat në shtetin Kano, Nigeri. Këto lloj gjërash nënkuptojnë më shumë se çdo gjë në botë. Mbështetja juaj për “BigShoe” na ka lejuar të kryejmë operacione shumë të nevojshme. Kjo u dha fëmijëve një jetë të re”, ka shkruar Musa Ibrahim.

Bukayo Saka nuk vonoi t’i kthente përgjigje mjekut:

“Faleminderit për punën tuaj të pabesueshme. Jam shumë krenar për trashëgiminë time nigeriane. Ndihem i bekuar që mund t’i ndihmoj ata. Mbaj mend që isha në moshën e tyre dhe kisha ëndrra të mëdha. Prandaj, mesazhi që dua t’u dërgoj është të vazhdojnë të ëndërrojnë, të vazhdojnë të besojnë”.

1 Komente

  1. t
    troc

    Cudi,b.q.rat e Janulles kane ngelur pa fjale

    Lini një Përgjigje