UEFA heq kufizimin e mandateve, befason Ceferin: Jam i lodhur, nuk rikandidoj!

8 Shkurt 2024, 20:12Sport TEMA
UEFA heq kufizimin e mandateve, befason Ceferin: Jam i lodhur, nuk rikandidoj!

Përveç shortit të Nations League, në Paris u mor një vendim i rëndësishëm. Tetë vjet pasi mori detyrën e presidentit të UEFA-s, ku mes risive përfshiu edhe rregullin e kufizimit të mandateve, Aleksandër Ceferin bën një hap mbrapa.

Pas propozimit të presidentit, Kongresi i UEFA-s në Paris miratoi heqjen e kufizimit, që nuk lejonte kandidimin pas dy mandateve me radhë. E vetmja votë kundër ishte ajo e Federatës Angleze, ndërsa Ukraina abstenoi.

Të gjitha federatat e tjera europiane, duke përfshirë edhe Shqipërinë, votuan pro. Në mënyrë surprizë, pas rregullit që e favorizonte, Ceferin njoftoi se nuk do të hyjë në garë për mandatin e tretë në vitin 2027.

Jam i lodhur, kam qëndruar shumë kohë larg familjes dhe kam vendosur të mos rikandidoj në 2027-ën”, tha kreu i UEFA-s.

Gjithsesi, në distancën e tre vjetëve, situata mund të ndryshojë dhe Ceferin mund të ndryshojë mendim.

Lini një Përgjigje