Ndryshoi statutin dhe u akuzua si përfitues, befason Ceferin: Në 2027 iki nga UEFA, Superliga si 'Zombi League'

8 Shkurt 2024, 14:22Sport TEMA
Ndryshoi statutin dhe u akuzua si përfitues, befason Ceferin: Në 2027

Presidenti i UEFA Aleksander Ceferin ka njoftuar se nuk do kandidojë për një mandat të tretë në 2027. Pak ditë më parë për numri 1 i UEFA-s u sulmua nga ish-shoku i tij Zvominir Boban se po përpiqej të ndryshonte statutin që nuk e lejonte të qëndronte më shumë se 2 mandate. Edhe pse ky ndryshim u bë, befasisht Ceferin ka njoftuar se do ta mbyllë epokën e tij në krye të UEFA-s në 2027. Ai në kongresin e UEFA-s ka deklaruar se është lodhur nga kjo punë dhe se në 2027 do ti përpiqet ti qëndrojë më afër familjes.

Megjithatë Ceferin nuk kurseu klubet të cilat duan të formojnë Superligën. Ai i quajti presidentët e tyre përfitues dhe lakmitarë, ndërsa ligën në fjalë me ironi e përcaktoi se ‘zombi league’, ose liga fantazmë, pasi klubet angleze kanë konfirmuar se nuk do marrin pjesë.

Ky është mandati i dytë i plotë që Ceferin është në krye të UEFA-s pavarësisht se ai e mori drejtimin e institucionit europian të futbollit pas largimit mes akuzave të Platinis. Në atë periudhë ai shërbeu si plotësues i një mandati, ndërsa në 2019 u zgjodh për herë të parë në krye të UEFA-s. 

Lini një Përgjigje