E zbulon agjenti: Rey Manaj mbylli marrëveshjen për rikthimin në Serie A

8 Shkurt 2024, 16:11Sport TEMA
E zbulon agjenti: Rey Manaj mbylli marrëveshjen për rikthimin në

Rey Manaj ka shënuar 15 gola këtë sezon me Sivassporin në Superligën e Turqisë. Lushnjari ka rilindur pas dëmtimit, ndërsa shumë klube janë të interesara për të.

Vincenzo Pisacane, agjenti i sulmuesit të Kombëtares tha për "Tuttomercato" se Manaj ishte pranë rikthimit në Itali te Salernitana në janar, me turqit që 5-fishuan kërkesat për Manajn.

"Manaj praktikisht e kishte mbyllur me Salernitanën, por më pas Sivasspori pesëfishoi kërkesën fillestare dhe nuk mund të bëhej më fjalë për marrëveshje", tha Pisacane.

Duket se forma e mirë e Manajt do e rikthejë sërish në "ajkën" e Evropës, ndërsa vera e sheh larg nga Superliga e Turqisë.

Lini një Përgjigje