“Realizova ëndrrën, u ndesha në një stadim plot me shqiptarë”, Marku: Nuk jam Supermeni, por nuk dorëzohem deri sa të bie pa ndjenja

25 Gusht 2022, 23:16Sport TEMA

“Realizova ëndrrën, u ndesha në një stadim plot me

Florian Marku mbetet i pamposhtur. Boksieri shqiptar fitoi titullin vacant “ËBC Silver Interim Ëelter” në stadiumin “Air Albania“.

Pas fitores me vendim unanim kundër meksikanit Parra, Marku ka folur për mikrofonin e “Oversport”-it, ku është shprehur se bëri realitet ëndrrën e tij për t’u ndeshur në një stadium të mbushur me shqiptarë.

Ndeshjen e sotme, “mbreti shqiptar” e cilëson si golin e karrierës së tij.

“Duhet t’ju falënderoj të gjithëve që më mbështetët këtu. Kundërshtari nuk ishte i lehtë, kushto që futet në ring jep shpirtin për të fituar dhe e patë edhe vetë rivalin meksikan që zhvilloi një ndeshje të madhe.

Kam kaluar një jetë jo të lehtë si gjithë shqiptarët, por ia arrita të realizoj një ëndërr që të zhvilloj një ndeshje në një stadium plot me shqiptarë. Nuk jam Supermeni, edhe unë jam njeri me shpirt dhe gjak.

Sa të boksoj do të jap shpirtin dhe nuk dorëzohem kurrë, derisa të bie në ring pa ndjenja. Nuk dorëzohem asnjëherë. Faleminderit për gjithçka. Sot kam shënuar golin më të bukur në karrierë në “Air Albania”, ka deklaruar Florian Marku.

4 Komente

  1. P
    Paqesori

    Respekte! Meriton falenderim per qendrimin dinjitoz dhe fitoren. Suksese te metejshme! Te gjithe shqiptaret jane me ty. Je i mrekullueshem.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      na zuri gjumi, kur do besh boks me boksier te forte o marku? po e perdhosni cdo dite simbolin e gjergj kastriotit vetem per tu tallur me publikun dhe te beni lek.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beluli

        Ky eshte i mbivleresuar. Flet shume dhe hiqet si talent i rralle por mua nuk mu duk sikur ky fitoi me Meksikanin. Te mendosh qe Meksikani eshte nje boksier i zakonshem ne morine e madhe qe ka shkolla Meksikane e boksit. Miguel Parra ofroi gjithashtu momentin me te spikatur te ndeshjes kur e hodhi paster ne tapet kte koqen. Ky nuk ka shanse me boksiere te nivelit te larte qe jane me qindra ne boten e boksit Meksikan, Amerikan, ose Europian. Nuk e di a e vute re por para se te fillonte ndeshja me ate shamine e kuqe ne koke mu duk si ata “suicide bombers” islamike kur po thoshte “Allahu Ekbar”. Welcome to Albanistan!

        Përgjigjjuni
        1. v
          vlora.vlora

          Po ik o MARKU se te nguli ne bythe ik mos na hap barkun , dhe me e neveritshmja ishte falja e tij:Allahu Ekbar:: jo se kam ndonje problem me fene islame ,,po,,,,,, o bythqir lushnje praktikoje besimin tend ne xhami dhe jo ne nje arene mbushur me shqiptare te cdo lloj besimi

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje