Renditja e kampionateve: Shqipëria zbret me 10 vende, Kosova i lë “targën”

27 Janar 2023, 15:41Sport TEMA

Renditja e kampionateve: Shqipëria zbret me 10 vende, Kosova i lë

Federata Internacionale e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka bërë si çdo vit, po ashtu edhe për 2022- shin, renditjen e kampionateve më të mira në botë. Kjo renditje ka nisur që prej vitit 1991 dhe është një përzierje bashkë me konfederatat e tjera të futbollit.

Ajo që bie në sy për vitin që lamë pas, është se kampionati brazilian mban vendin e parë për herë të dytë në historinë e saj, ashtu si edhe në 2021-shin. Ndërkohë, kampionati që mban vendin e dytë në këtë renditje është Premier Liga, që nuk renditet në majë që prej 2019-ës. La Liga pozicionohet e treta dhe fiton një vend përpara Bundesligës.

Ndërkohë, edhe katër vendet e tjera në renditje mbahen nga kampionate që u përkasin shteteve të UEFAs. Pas ligës gjermane vjen Seria A italiane dhe pas saj mban pozitën kampionati francez me një diferencë të vogël pikësh. E shtata është Portugalia dhe më pas Holanda, ndërkohë që dy vendet e fundit për të përmbyllur dhjetë ligat më të mira për 2022-shin i mban Argjentina (e nënta) dhe Paraguai (i dhjeti).

SHQIPËRIA DHE KOSOVA Ajo që dallon në këtë renditje është galopimi i kampionatit kosovar dhe përmirësimi i ndjeshëm që ai ka bërë në krahasim me vitin 2021 ku pozita që mbante ishte e 75- ta, ndërkohë për vitin 2022 dhe publikimit të tabelës nga IFFHS në janar të 2023-shit, kampionati i Kosovës është ngjitur me 19 vende, duke mbajtur pozitën e 56-të, kjo edhe për faktin se skuadra e Ballkanit pati një ecuri fantastike në Europë, duke u kualifikuar në grupet e Ligës së Konferencës dhe zhvilluar paraqitje dinjitoze në grupe.


Sa i përket Superiores së Shqipërisë, dhjetë është numri i vendeve të humbura në renditje. Në 2021-shin kampionati shqiptar mbante vendin e 56-të në botë, ndërkohë një vit më pas renditet e 66-ta, bazuar në performancën gjatë 1 janarit 2022 deri më 31 dhjetor 2022.

1 Komente

  1. L
    Lidheni gomarin.

    Kush është Premier Liga?!

    Lini një Përgjigje