
Taulant Xhaka do të dalë në pension te Bazeli. Mesfushori rinovoi kontratën me klubin edhe për 4 sezone dhe do të luajë te gjigandët helvetë deri në vitin 2027.
Lajmi u konfirmua nga 20 herë kampionët e Zvicrës, duke theksuar se 31-vjeçari ka ADN-në e Bazelit si askush tjetër.
Xhaka iu bashkua akademisë së Bazelit në vitin 2022, ndërsa në 2010-ën debutoi në ekipin e parë. Kjo bën që mesfushori të qëndrojë në klub për plot 25 vjet.
Në shtator të vitit 2021, ai luajti ndeshjen e fundit me kombëtaren shqiptare, duke koleksionuar 31 paraqitje dhe një gol me fanellën kuqezi.
Jepuni me shume kohe autoreve te shkrimeve per te kontrolluar artikujt, paguajini ata me shume dhe kerkoni me shume cilesi ne shkrime, mos lejoni qe ne cdo artikull gabimet e "shpejtesise", ortografike, dhe te mendimit te bejne qe te humbase permbajtja e artikullit. Viti 2022 duhej te ishte 2012???