Cristiano Ronaldo, gjithmonë në qendër të vëmendjes. Jo vetëm për gjarë që kanë të bëjnë me fushën e futbollit, por edhe për situata që kanë lidhje me një sport tjetër: Formula 1.
Sipas Corriere dello Sport, në fakt, një klauzolë milionere në kontratën e nënshkruar nga Cristiano Ronaldo me Al-Nassr, duket se e detyron futbollistin të jetë i pranishëm gjatë Çmimit të Madh të Arabisë Saudite, në program këtë të diel në Jeddah.
Ronaldo, i cili konsiderohet tashmë një simbol i sportit në Arabinë Saudite, duket se do të jetë i detyruar të ndjekë nga afër garën e Formulës 1. Edhe kalendari i Saudi Arabian League nuk do të ishte një pengesë.
Në fakt, Al-Nassr i pesë herë fituesit të Topit të Artë do të zbresë në fushë këtë të shtunë, 18 mars, në orën 18:30, në një ndeshje të vlefshme për javën e 21-të të kampionatit.
The Sports PR Company, një agjenci marrëdhëniesh publike që përfaqëson Ronaldo-n, ka deklaruar për Formula1Neës.co.uk, se portugezi nuk do të jetë i pranishëm për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite, duke përgënbjeshtruar detyrimet e supozuara të kontratës.
Lini një Përgjigje