Nuk ka fitues në “Adush Muça”, në sfidën mes Bylisit dhe Tiranës, që mbyllet në barazim 1-1.
Vendasit kalojnë të parët në avantazh dhe i afrohen një suksesi të madh, por bardheblutë nuk dorëzohen deri në fund dhe barazojnë shifrat me Florent Hasanin, që shënon golin e 12 sezonal dhe ngjitet i vetëm në krye të renditjes së golashënuesve.
Dy skuadrat ndajnë nga një pikë.
Tirana çon në 3 pikë diferencën me rivalët e Partizanit, ndërsa Bylisi vazhdon të mbetet në zonën e ftohtë që të zbret në kategorinë inferiore.
Lini një Përgjigje